Irani paralajmëron sërish sulm me raketa mbi Izraelin: Vala e dytë do jetë më shkatërruese

Azia

Irani paralajmëron sërish sulm me raketa mbi Izraelin: Vala e dytë do jetë më shkatërruese

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 21:40
Sulmi i Iranit

Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit, deklaroi në televizionin shtetëror iranian se goditja me raketa ndaj Izraelit, ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike

 “Qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin objektivat tona, por sulmet mund të kishin çuar në goditjen e civilëve gjithashtu për shkak të llogaritjeve të gabuara”, tha ai, shkruan BBC.

Azizi thotë se nëse Izraeli “gabon sërish”, do të ketë një valë të dytë e cila do të jetë “madje edhe më shkatërruese”.

Ai shton se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli “nuk mund të hakmerret” ndaj sulmit iranian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat