Ushtria e Jordanisë përmes një deklarate ka njoftuar se të gjitha njësitë dhe formacionet në komandën e përgjithshme të forcave të saj të armatosura janë vënë “në gatishmëri të lartë” për t’u përballur me çdo përpjekje që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e mbretërisë.
Duke cituar një burim ushtarak në komandën e përgjithshme të forcave të armatosura, deklarata shtoi:
“Komanda e Përgjithshme po monitoron nga afër zhvillimet që po ndodhin në rajon dhe ka marrë masat e nevojshme paraprake për ndërtimin dhe mbështetjen e njësive të vijës së parë në frontet kufitare për të mbrojtur atdheun”.
Ndryshe, Jordania së fundmi ka mbyllur edhe hapësirën ajrore për shkak të sulmit iranian me raketa drejt Izraelit, shkruan CNN.
Bëhet e ditur se shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.
Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dhjetëra raketa të fluturojnë mbi Jordaninë qendrore.