Një video amatore shfaq dy terroristë duke ndjekur viktimat në stacionin e trenit në Tel Aviv, para se të vrisnin gjashtë persona pak para se të binin raketat iraniane në Izrael – që duket të jetë një sulm i koordinuar.
Të paktën nëntë tjerë janë plagosur nga të shtënat të martën mbrëma, vetëm një ditë para Vitit të Ri hebrenj.
Magen David Adom, nga agjencia për emergjenca kombëtare të Izraelitë ka njoftuar se incidenti “terrorist” në Jaffa përfshinte disa persona.
Në video shihen personat e armatosur të veshur në të zezë duke hapur zjarr në stacionin e trenit. Aty dëgjohen britmat dhe të shtënat e armëve.
Të dyshuarit më pas i drejtohen pjesës tjetër të platformë, ku më vonë janë gjetur disa trupa të pajetë të shtrirë në tokë.
Sipas policisë izraelite, dy persona të armatosur që kryen sulmin janë neutralizuar nga forcat e sigurisë.