Irani nuk po kërkon luftë, thotë presidenti Massoud Pezeshkian

Azia

Irani nuk po kërkon luftë, thotë presidenti Massoud Pezeshkian

Nga: A.SH Më: 2 tetor 2024 Në ora: 20:05
Massoud Pezeshkian

Irani "nuk po kërkon luftë", por Izraeli po i detyron ata të reagojnë, thotë presidenti iranian Massoud Pezeshkian.

Duke folur më herët në një konferencë shtypi në Doha, Katar, ai paralajmëron Iranin "do të ketë një përgjigje më të fortë" nëse Izraeli hakmerret ndaj sulmeve të djeshme.

Ai thotë se objektivi i Izraelit është të zgjerojë dhunën në rajon dhe fajëson Izraelin se nuk dëshiron paqe.

Ai vazhdon duke theksuar se Irani dëshiron të parandalojë dhe ndalojë dhunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat