Shtetet e Gjirit i japin mbështetje Libanit

Azia

Shtetet e Gjirit i japin mbështetje Libanit

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2024 Në ora: 06:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit ka konfirmuar mbështetjen e tij për Libanin pas një takimi në Doha të Katarit.

Aleanca politike dhe ekonomike e shteteve arabe përbëhet nga Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këshilli i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që "të marrë përsipër përgjegjësitë e tij për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në rajon".

Ai theksoi gjithashtu nevojën që Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të zbatohej, si dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat