Një banor amerikan mes të vrarëve në Liban

Azia

Një banor amerikan mes të vrarëve në Liban

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2024 Në ora: 06:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banor amerikan nga shteti i Miçiganit ishte në mesin e të vrarëve në një sulm ajror të fundit izraelit në Liban.

Kame Ahmad Jawd, 56 vjeç, kishte qenë në Liban për t'u kujdesur për nënën e tij të moshuar, sipas Detroit News.

Në rrjetet sociale, miqtë e babait të katër fëmijëve thanë se ai u vra në një sulm ajror izraelit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi më vonë vdekjen e tij, duke thënë: "Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e Kamel Ahmad Jawad dhe zemrat tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Vdekja e tij është një tragjedi, ashtu siç janë vdekjet e shumë civilëve në Liban. "

Kongresmenja e Miçiganit, Rashifa Tlaib, e vetmja palestinezo-amerikane në Kongres dhe një kritike e ashpër e mbështetjes së SHBA-së për Izraelin, ishte mes atyre që reaguan ndaj lajmit.

Në një postim në Instagram, ajo tha: "Ne duhet të shpëtojmë jetë pa dallim besimi apo etnie. Duhet të kishim përdorur fuqinë tonë për të kërkuar një armëpushim. Tashmë kemi humbur një amerikan që ishte baba i katër fëmijëve.

"Sa të tjerë duhet të vdesin përpara se vendi ynë të ndalojë së dërguari më shumë bomba amerikane dhe të financojë këtë çmenduri?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat