Kështu funksionojnë sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit: - Por nuk janë hermetikisht të pa përshkueshme!

Azia

Kështu funksionojnë sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit: - Por nuk janë hermetikisht të pa përshkueshme!

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Izraeli ka një avantazh të plotë thotë Ole Jørgen Maaø nga Shkolla e Forcave Ajrore Norvegjeze. Në të njëjtën kohë, izraelitët  kanë një detyrë të domosdoshme për të mbrojtur vendin.

Sulmi i së martës është një nga më të mëdhenjtë që kemi parë me raketa balistike, por ndoshta ishte sistemi Arrow që bëri pjesën më të madhe të punës. Ne jemi shumë të pasigurt se sa nga 180 kaluan përmes sistemit, thotë Maaø për TV 2.

Megjithatë, ai beson se, tani për tani duket se më shumë kaluan përmes sistemeve tona, sesa gjatë sulmit të muajit prill, atëherë kur Izraeli arriti të rrëzonte pothuajse të gjitha..

Izraeli ka gjithsej shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore të cilat mund të përdoren për të ndaluar sulmet nga ajri.

Iron Drome është një sistem armësh i projektuar për të rrëzuar raketa më të vogla, madje edhe predha artilerie që vijnë nga Hamasi në Rripin e Gazës ose nga Hezbollahu në Liban, ndërsa sistemet e tjera janë të dizajnuara për të rrëzuar raketat balistike të lëshuara gjatë gjithë rrugës nga Irani në Izrael, shpjegon Ole Maaø! 

Këto janë sisteme shumë të shtrenjta, krahasohen me sistemin amerikan Patriot. Edhe Norvegjia ka një plan në buxhetet e mbrojtjes që të sigurojmë këtë lloj sistemi thotë ai.

Meqenëse Izraeli është një vend i vogël, prapseprap ka një avantazh të madh, sepse është më e lehtë për t'u mbrojtur se sa që i duhet një vendi të madh!

Por në të njëjtën kohë, është normale se mbrojtja e plotë nga ajri është një detyrë pothuajse e pamundur.

Ky sistem ka mjaft mundësi që i duhen të plotësohen në mënyrë që ju të të jeni në gjendje të zbuloni lëshimin e raketës dhe të  ndiqni atë, pastaj të llogarisni se ku do të lëshohet dhe gjithashtu të jeni në gjendje t'i rrëzoni me sasinë e duhur të municionit!

Shembja funksionon nga sistemi duke llogaritur trajektoren e raketës dhe duke e rrëzuar atë me një raketë të veçantë. Disa nga raketat janë të mëdha deri në 11 metra dhe nuk janë të vështira për t'u zbuluar.

Nga Irani, një rakete  i duhet rreth gjashtë deri në tetë minuta kohë për të arritur në Izrael, vlerëson Maaø.

Në anën tjetër, kërkesa është të kesh raketa të gatshme për disa qindra raketa sulmuese.

Për të arritë me përcjellë  një sulm të tillë, atëherë duhet të keni mjaft raketa në tokë që jenë gati t'i rrëzojnë ato. Për 180 raketa, duhet të keni 180 raketa të gatshme për të gjuajtur ato! thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat