Izraeli njofton vrasjen e kreut të qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës

Azia

Izraeli njofton vrasjen e kreut të qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 12:14
Rawi Mustaha

Forcat e Mbrojtje së Izraelit kanë njoftuar këtë të enjte vdekjen e Rawi Mustaha, një zyrtar i lartë i Hamasit që drejtoi qeverinë në Rripin e Gazës.

Sipas IDF, Mustaha ishte një nga zyrtarët më të lartë të Hamasit dhe ndikoi drejtpërdrejt në vendimet në lidhje me vendosjen e forcave të Hamasit.

Kujtojmë se dy figura të tjera të larta të Hamasit, Sameh al-Shiraz dhe Sami Udeh, u vranë së bashku me Mustaha në një sulm ajror tre muaj më parë”, sqaroi ndër të tjera ushtria izralite.

Më 7 tetor, radikalët e Hamasit vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë gjatë sulmit të tyre në veri të Izraelit.

Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë në Gazë. Deri më tani, si pasojë e luftës në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat