Izraeli publikon fotografitë e tetë ushtarëve të vrarë në Liban

Azia

Izraeli publikon fotografitë e tetë ushtarëve të vrarë në Liban

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 12:46
Ushtarët e vrarë

Ushtria izraelite njoftoi vdekjet e para të operacionit tokësor të Izraelit në Liban të mërkurën, pasi tetë ushtarë u vranë gjatë betejave kundër operativëve të Hezbollahut në jug të vendit.

Bëhet fjalë për Eitan Itzhak Oster, 22 vjeç, Harel Etinger, 23 vjeç. Itai Ariel Giat, 23 vjeç, Noam Barzilay, 22 vjeç, Or Mantzur, 21 vjeç, Nazar Itkin, 21 vjeç, Almken Terefe, 21 vjeç dhe Ido Broyer, 21 vjeç.

Gjashtë komandot u vranë gjatë një beteje me operativët e Hezbollahut në një fshat të Libanit jugor. Një tjetër oficer dhe katër ushtarë u plagosën rëndë në të njëjtin incident.

Gjatë nxjerrjes së viktimave pas betejës në një ndërtesë, operativët e Hezbollahut qëlluan me mortaja mbi ushtarët, duke plagosur trupa të tjerë.

Dy ushtarët e njësisë së zbulimit të Golanit kanë mbetur të vrarë në një incident të veçantë, ku një tjetër ushtar është plagosur rëndë.

Në një incident të tretë, një mjek me Batalionin 51 të Brigadës Golani u plagos rëndë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u dërgoi ngushëllimet e tij familjeve të ushtarëve të rënë,  pasi IDF njoftoi vdekjen e tyre.

“Dëshiroj të dërgoj ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e heronjve tanë që ranë sot në Liban, Zoti hakmerret dhe kujtimet e tyre qofshin të bekuara”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat