Që kur ka filluar pushtimi i Izraelit në Liban në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit ka paralajmëruar banorët në dhjetëra vende që të evakuohen.
Në një përditësim të ri, Avichay Adraee, po u bën thirrje qytetarëve në 25 zona të tjera – duke përfshirë qytetin e Nabatieh – të shkojnë në veri.
“Evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja,” thotë Adaree në X, pasi rendit fshatrat në rrezik. “Nuk duhet të shkoni në jug. Çdo lëvizje drejt jugut mund t’ju vërë në rrezik.”
Nabatieh është kryeqyteti i rajonit Nabatieh dhe një nga qytetet më të mëdha në jug. Vlerësimet e popullsisë së saj varionin nga 60,00 deri në 100,000 para konfliktit, shkruan BBC.