Ministri i Jashtëm i Iranit zbarkon në Bejrut

Azia

Ministri i Jashtëm i Iranit zbarkon në Bejrut

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 09:23
Bejrut

Mediat shtetërore libaneze kanë raportuar Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi mëngjesin e sotëm ka zbarkuar në Bejrut.

Sipas raportimeve, Araqchi do të takohet me kryeministrin e përkohshëm të Libanit, Najib Mikati dhe kryetarin e parlamentit, Nabih Berri, shkruan Sky Neës.

Raportohet se është parë një aeroplan me flamur iranian duke u ulur në aeroportin e Bejrutit.

Tutje, thuhet se ai ka mbërritur në Bejrur vetëm disa orë pasi sulmet ajrore goditën jashtë perimetrit të aeroportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat