Bejruti sulmohet fuqishëm, dëgjohen rreth gjashtë shpërthime

Azia

Bejruti sulmohet fuqishëm, dëgjohen rreth gjashtë shpërthime

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 23:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën gjashtë shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Bejrut të Libanit.

Retë tymi po fryjnë mbi periferitë jugore, ndërsa dronët gumëzhojnë nga lart, raporton BBC.

Mediat libaneze raportojnë se dy sulme kishin në shënjestër vendndodhje në zonën Choueifat, afër aeroportit, raportojnë mediat lokale, ndërsa tre të tjera goditën vendndodhje të tjera në periferi.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk kanë komentuar ende mbi këto sulme.

Kjo po bëhet një rutinë për Bejrutin rreth mesnatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat