Konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Azia

Konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 10:23
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij po përballet me luftë në7 fronte.

“Sot, Izraeli po mbrohet në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit. Frontet përfshijnë Hezbollahun e mbështetur nga Irani në veri, Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, “terroristët” në Bregun Perëndimor dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.” deklaroi Netanyahu.

Më tej ai shtoi “Po luftojmë kundër Iranit, i cili javën e kaluar gjuajti mbi 200 raketa balistike direkt në Izrael dhe që qëndron pas kësaj lufte me shtatë fronte kundër Izraelit”.

Duke iu referuar Gazës, Netanyahu tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se nuk do t’i harrojë 101 pengjet izraelite. Të paktën 41,825 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Liban gjatë muajit të fundit, dhe rreth 7,500 janë plagosur, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat