Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Azia

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 13:32
Rami Mortada

Udhëheqësi i vrarë i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kishte rënë dakord për një armëpushim tre-javor pak para se të vritej, ka deklaruar ambasadori i Libanit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa ofensiva e Izraelit kundër objektivave të Hezbollahut në Liban filloi muajin e kaluar, kishte shpresa publike për një armëpushim të shpejtë, me SHBA-në dhe Francën optimiste se një marrëveshje do të arrihej.

Por, izraelitët u duk se refuzuan çdo përpjekje disa orë më vonë dhe sulmet ajrore kanë vazhduar në Liban që nga ajo kohë – me Hezbollahun që gjuan rregullisht raketa në Izrael, shkruan skynews.

I pyetur nëse thashethemet se lideri i ndjerë i Hezbollahut kishte mbështetur një armëpushim ishin të vërteta, Rami Mortada tha “po” dhe se qeveria libaneze – e cila nuk drejtohet nga grupi militant – kishte rënë dakord.

“Po, ne shprehëm dakordësinë tonë për këtë skemë që u parashtrua nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe 15 vende të tjera”, tha Mortada.

“Fatkeqësisht, gjithashtu, çfarë ndodhi kur Netanyahu arriti në New York? Ai hodhi poshtë gjithë këtë plan paqeje dhe ende po e bën këtë”, shtoi ai.

I pyetur nëse mendon se mund të kishte pasur një armëpushim dhe se ai u prish nga vrasja e Nasrallah, ai tha se “kjo është një deklaratë që dihet”.

Mortada deklaroi gjithashtu se ekziston një “mënyrë diplomatike” për të “adresuar shqetësimet”.

Ndryshe, ambasadori e përshkroi Izraelin si një vend që “di vetëm të vrasë dhe që nuk është në gjendje të sigurojë paqen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat