Vriten 10 zjarrfikës në Libanin jugor nga sulmi izraelit, sipas MSh-së së vendit

Azia

Vriten 10 zjarrfikës në Libanin jugor nga sulmi izraelit, sipas MSh-së së vendit

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Të paktën 10 zjarrfikës u vranë pasi një sulm izraelit goditi një qendër të zjarrfikësve në Libanin jugor, tha të hënën Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Zjarrfikësit ishin në ndërtesën në qytetin e Baraachit:

“duke u përgatitur për t’u nisur në misionet e shpëtimit” përpara se sulmi të shkatërronte ndërtesën, tha ministria.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se mbeturinat ende po hiqen nga stacioni i shkatërruar, raporton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat