Palestinezët që ikin nga vendet e operacionit të ripërtërirë ushtarak të Izraelit në Gazën veriore janë qëlluar ndërsa evakuohen, sipas banorëve atje dhe pamjeve të shpërndara me CNN që dokumentojnë udhëtimin e tyre.
Mohammad Sultan, tha se ai dhe familja e tij u larguan nga shtëpia e tyre në Jabalya në Gazën veriore “për shkak të bombardimeve intensive dhe të vazhdueshme në zonë”.
28-vjeçari tha se kur u kthye për të marrë ushqim, ujë dhe batanije, ai dhe civilët e tjerë u qëlluan.
“Dronët po gjuanin drejt të gjithëve që kalonin në rrugë”, tha Sultan për CNN.
“Tre persona u qëlluan pikërisht përballë meje. Unë dhe vëllai im u përpoqëm t’i ndihmonim të plagosurit të shkonin në spitale, por një vajzë e vogël u qëllua në qafë dhe u plagos edhe babai i saj”.