OKB: Të paktën 40 mijë njerëz janë të bllokuar në veri të Gazës

Azia

OKB: Të paktën 40 mijë njerëz janë të bllokuar në veri të Gazës

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 12:27
Gaza

Të paktën 40 mijë njerëz janë bllokuar në veri të Gazës dhe strehimoret janë detyruar të mbyllen për herë të parë.

Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë Palestineze të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA), tha se furnizimet bazë pothuajse kishin mbaruar në rajon dhe sipas tij, uria po përhapej, shkruan Sky News.

“Urdhërat e fundit të evakuimit nga autoritetet izraelite po i detyrojnë njerëzit të ikin përsëri”.

“Shumë po refuzojnë sepse e dinë shumë mirë se asnjë vend askund në Gaza nuk është i sigurt”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat