Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë – paralajmëron gazetari i BBC

Azia

Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë – paralajmëron gazetari i BBC

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 15:52
Benjamin Netanyahu

Të martën në mbrëmje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një video me një mesazh për popullin libanez.

“Çlirojeni vendin tuaj nga Hezbollahu”, tha ai.

Por këtu, fjalët e tij nuk ka gjasa të kenë ndonjë rezonancë.

Kështu së paku vlerëson Hugo Bachega, korrespodenti i BBC në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, ekziston një histori e gjatë e dhunës izraelite në Liban, dhe pakënaqësia dhe dyshimi janë të thella.

Dhe, pavarësisht shkallës së dëmit që Izraeli arrin t’i shkaktojë Hezbollahut, grupi nuk do të shkatërrohet plotësisht, mendon ai.

Në Liban, Hezbollahu është më shumë se një milici, është një parti politike me përfaqësim në parlament dhe një lëvizje sociale me mbështetje të konsiderueshme.

“Izraeli mund të jetë në gjendje të dobësojë grupin, por ideologjia e tij do të vazhdojë – siç bëri pas luftërave të së kaluarës”, ka shkruar Bachega.

Sipas tij, tani, për shkak se ky është një vend plot përçarje, kundërshtarët e Hezbollahut nuk do të zhgënjehen kur të shohin një Hezbollah të degraduar.

“Ky është një grup që shpesh përshkruhet si shtet brenda shtetit, i fuqishëm dhe me ndikim…”.

“Afatgjatë, ekziston rreziku real që mbështetësit e Hezbollahut, duke u ndjerë të poshtëruar, mund të bëhen më të radikalizuar dhe të izoluar. Kjo mund të përkeqësojë tensionet në këtë vend, i cili përjetoi një luftë civile midis viteve 1975-1990”.

“Kjo është diçka për të cilën njerëzit kanë filluar të flasin – e ardhmja e këtij vendi dhe çfarë mund të ndodhë pas përfundimit të luftës”, ka shkruar Hugo Bachega. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat