Tel Avivi do të hakmerret ndaj sulmit masiv të Iranit

Azia

Tel Avivi do të hakmerret ndaj sulmit masiv të Iranit

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 20:53
Ushtar

Izraeli ka deklaruar se do të hakmerret ndaj Iranit pas sulmit masiv të javës së kaluar, duke shqyrtuar një sërë opsionesh për përgjigje, sipas raportimeve të gazetarit të Associated Press, Joe Federman.

Qeveria e Benjamin Netanjahut po analizon strategji që mund të nisin nga sulme më të kufizuara ndaj objektivave ushtarake dhe qeveritare iraniane deri te operacione më serioze kundër industrisë së naftës dhe objekteve bërthamore sekrete të Iranit.

Federman ka theksuar se çdo përgjigje e Izraelit do të ketë pasoja të mëdha për tërë rajonin.

“Çfarëdo që të vendosë Izraeli, do të ketë pasoja të mëdha për rajonin. Kjo do të jetë një mision i vështirë”, ka thënë ai, duke përmendur se pilotët izraelitë do të duhet të udhëtojnë mbi një mijë milje për të arritur objektivat në Iran, duke kaluar nëpër hapësira ajrore potencialisht armiqësore.

Një nga shqetësimet më të mëdha është ndikimi diplomatik, pasi Irani pritet të hakmerret, çka mund të çojë në përshkallëzimin e tensioneve në një kohë të ngarkuar për luftën rajonale. Në këtë kontekst, Federman ka paralajmëruar se përgjigja e Iranit mund të rrezikojë edhe trupat amerikane të pranishme në rajon.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shprehur mbështetje për një përgjigje ndaj raketave iraniane në Izrael, por ka kërkuar nga Netanjahu që të evitojë goditjen e programit bërthamor dhe industrisë së naftës të republikës islamike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat