​Izraeli për hakmarrjen ndaj Iranit: As nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi

Azia

​Izraeli për hakmarrjen ndaj Iranit: As nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 21:23
Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi sot se hakmarrja kundër Iranit për sulmin raketor do të jetë "vdekjeprurëse, precize dhe befasuese".

"Kushdo që na sulmon do të paguajë çmimin. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe befasues. Ata nuk do të kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi," tha Gallant pasi e përshkroi sulmin me raketa të Iranit më 1 tetor si një dështim.

Gallant tha në një deklaratë se ai e shtyu vizitën në Pentagon me kërkesë të Netanyahu derisa kryeministri të fliste me Biden, gjë që e konfirmoi Pentagoni amerikan.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu diskutuan të mërkurën mes tensioneve të rritura me Iranin.

Telefonata, e cila u konfirmua nga të dy vendet, është biseda e parë e njohur publikisht midis Biden dhe Netanyahu qe nga gushti dhe ajo u zhvillua në një kohë të përshkallëzimit të mprehtë të konfliktit izraelit me Iranin dhe Hezbollahun libanez dhe pa shenja të një përfundimi të afërt të konfliktit me Hamasin në Gaza.

Marrëdhëniet midis Biden dhe Netanyahu kanë qenë të tensionuara për shkak të trajtimit të luftës në Gaza nga lideri izraelit dhe konfliktit me Hezbollahun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat