Ushtria izraelite sulmon një shkollë në Gaza, ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur nga lufta.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se në shënjestër ishin militantët e Hamasit. “Para sulmit u morën disa masa për të kufizuar rrezikun e viktimave civilë, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e municioneve specifike, mbikëqyrjen dhe inteligjencën shtesë”, tha ushtria izraelite.
Që prej fillimit të luftës 7 tetor 2023 në Rripin e Gazës, të paktën 42, 065 palestinezë janë vrarë dhe 97,886 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Autoritetit Palestinez.
Sipas të njëjtës deklaratë të ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, të paktën 55 palestinezë kanë humbur jetën.