Izraeli sulmon shkollën në Gaza, IDF: Në shënjestër ishin militantët e Hamas! U morën masa për civilët

Azia

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, IDF: Në shënjestër ishin militantët e Hamas! U morën masa për civilët

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Ushtria izraelite sulmon një shkollë në Gaza, ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur nga lufta.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se në shënjestër ishin militantët e Hamasit. “Para sulmit u morën disa masa për të kufizuar rrezikun e viktimave civilë, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e municioneve specifike, mbikëqyrjen dhe inteligjencën shtesë”, tha ushtria izraelite.

Që prej fillimit të luftës 7 tetor 2023 në Rripin e Gazës, të paktën 42, 065 palestinezë janë vrarë dhe 97,886 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Autoritetit Palestinez.

Sipas të njëjtës deklaratë të ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, të paktën 55 palestinezë kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat