Hezbollahu sulmon një bazë izraelite në ditën më të shenjtë në kalendarin hebre

Azia

Hezbollahu sulmon një bazë izraelite në ditën më të shenjtë në kalendarin hebre

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 11:44
Njerëzit e mbledhur në Bejrut, afër një zone të goditur nga ushtria izraelite, më 11 tetor.

Hezbollahu ka thënë të shtunën se ka nisur raketa drejt një baze ushtarake izraelite në jug të Haifas, teksa izraelitët po festojnë Jom Kipurin, festën më të rëndësishme në kalendarin hebre, kur hebrenjtë agjërojnë dhe luten.

Grupi militant që mbështetet nga Irani, ka thënë në një deklaratë se forcat e tij kanë shënjestruar “fabrikë të eksplozivëve”.

Izraeli nuk i ka komentuar pretendimet e Hezbollahut, teksa sa shkojnë dhe rriten kritikat diplomatike kundrejt Izraelit lidhur me një sulm të dytë në zonën e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Liban.

Dy paqeruajtës të OKB-së, me prejardhje nga Shri Lanka, janë plagosur në incident, ka thënë misioni më 11 tetor.

Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur një kërcënim për të, rreth 50 metra larg pozicionit të OKB-së.

Më 10 tetor janë lënduar dy ushtarë indonezianë, të angazhuar të kuadër të misionit të OKB-së, si pasojë e një sulmi tjetër izraelit në një kullë vëzhgimi në qytezën libaneze, Nakuora.

Incidentet janë dënuar ashpër nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe aleatët perëndimorë të Izraelit, duke detyruar ushtrinë izraelite të zotohet për kryerje të një “hetimi të thuktë”.

Sulmet izraelite në jug të Libanit, kundër Hezbollaut, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet Bashkuara, kanë rritur shqetësimet për një luftë të madhe rajonale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë më 11 tetor se Uashingtoni është duke punuar në parandalim të një lufte të madhe në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit të mbrojë civilët, pasi 11 njerëz janë vrarë, si pasojë e dy sulmeve në dy ndërtesa në qendër të Bejrutit.

Televizioni Al-Manar i Hezbollahut ka thënë pas sulmeve se tentimet për të vrarë Wafiq Safanin, një zyrtar të lartë të sigurisë së grupit, kanë dështuar.

Në raportime është thënë se Safa nuk ka qenë në asnjërën prej ndërtesave të shënjestruara.

Safa udhëheq një departament përgjegjës për të punuar me agjencitë e sigurisë së Libanit, kanë thënë burimet./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat