Grupi militant i Hezbollahut publikon mesazhin e Hassan Nasrallah për libanezët

Azia

Grupi militant i Hezbollahut publikon mesazhin e Hassan Nasrallah për libanezët

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Grupi militant libanez i Hezbollahut, ka publikuar sot një mesazh të vjetër të regjistruar të liderit të tij, Hassan Nasrallah, i cili u vra më 27 shtator nga një sulm izraelit në Bejrut.

Në këtë regjistrim, Nasrallah u drejtohet luftëtarëve të organizatës libaneze që aktualisht është në luftë të hapur me Izraelin.

Siç raportojnë mediat e huaja, nuk dihet se kur është bërë regjistrimi i videos. Në filmimin që zgjat gati dy minuta, Nasrallah u drejtohet luftëtarëve të organizatës teksa ata po kryenin manovra ushtarake.

“Ne mbështetemi te ju, prania juaj, gjaku juaj dhe xhihadi juaj për të mbrojtur popullin tuaj, të afërmit tuaj, këtë tokë të shenjtë dhe këtë popull fisnik”, dëgjohet duke thënë Nasrallah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat