Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu i prerë: Do të vijojmë sulmet në të gjitha pjesët e Libanit!

Azia

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu i prerë: Do të vijojmë sulmet në të gjitha pjesët e Libanit!

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:01
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar bazën ushtarake në veri të Izraelit ku katër ushtarë të IDF u vranë nga një sulm me dron të Hezbollahut.

Në një fjalim të shkurtër, Netanyahu ofroi ngushëllimet e tij dhe tha se ishte e rëndësishme që lufta të vazhdonte.

“Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun në të gjitha pjesët e Libanit, madje edhe në Bejrut”, tha ai.

Netanyahu shtoi se do të vizitonte 61 personat e plagosur nga sulmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat