Talibanët ndalojnë shfaqjen e fotografive të njerëzve dhe kafshëve në media

Azia

Talibanët ndalojnë shfaqjen e fotografive të njerëzve dhe kafshëve në media

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Mediat talebane kanë ndaluar së shfaquri imazhe të gjallesave, njerëzve dhe kafshëve në disa provinca afgane për të respektuar ligjet e moralit, thanë zyrtarët.

Në gusht, Ministria për Promovimin e Virtytit shpalli ligje që rregullojnë aspekte të jetës së përditshme, si transporti publik, media dhe festimet.

Neni 17 ndalon publikimin e imazheve të krijesave të gjalla, duke ngritur shqetësime për pasojat për median afgane dhe lirinë e shtypit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Promovimit të Virtytit, Saif ul Islam Khyber, tha se mediat qeveritare në provincat Takhar, Maidan Wardak dhe Kandahar ishin këshilluar të mos transmetonin ose shfaqnin imazhe të “çdo gjëje me shpirt”, që do të thotë njerëz dhe kafshë.

Khyber deklaroi se ministria është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve të moralit, por nuk sqaroi nëse rregullat zbatohen për të gjitha mediat, duke përfshirë mediat e huaja, apo vetëm kanalet dhe faqet e internetit afgane, apo se si do të zbatohen ligjet.

Asnjë vend tjetër me shumicë myslimane nuk vendos kufizime të ngjashme, duke përfshirë Iranin dhe Arabinë Saudite.

Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në fund të viteve 1990, talebanët ndaluan plotësisht shumicën e televizioneve, radiostacioneve dhe gazetave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat