Ushtria izraelite kap tre luftëtarë të Hezbollahut në Libanin jugor

Azia

Ushtria izraelite kap tre luftëtarë të Hezbollahut në Libanin jugor

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Ushtria izraelite njofton se ka kapur tre anëtarë të njësisë elitare të forcave speciale Radwan të Hezbollahut.

Sipas një deklarate nga Forcat e Mbrojtjes izraelite, luftëtarët janë dërguar në Izrael për hetim.

Sipas ushtrisë, një tunel nëntokësor ndodhej në një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu.

Forcat izraelite rrethuan ndërtesën, ku ishin fshehur “tre terroristë të Forcave Radwan”, të cilët mbanin disa armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat