Ushtria izraelite sulmon Libanin edhe nga deti

Azia

Ushtria izraelite sulmon Libanin edhe nga deti

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Ushtria izraelite, pas sulmeve ajrore dhe tokësore filloi ta godasë Libanin edhe nga deti, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se Forcat Detare të Izraelit kryen sulme ndaj “objektivave” të Hezbollahut në Liban.

Në sulmet e kryera nga fregatat pretendohet se janë goditur “objektivat” e Hezbollahut të tilla si “sistemet raketore, depot e armëve”.

Po ashtu në deklaratë u ndanë edhe pamje që tregojnë sulmet e para të kryera nga deti ndaj Libanit.

Ushtria izraelite krahas pjesës lindore dhe jugore të Libanit kryen sulme ajrore intensive edhe ndaj kryeqytetit Bejrut.

Më 30 shtator ushtria izraelite njoftoi se filloi sulme “të kufizuara dhe intensive tokësore” kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat