Irani paralajmëron Izraelin kundër hakmarrjes për sulmin me raketa

Azia

Irani paralajmëron Izraelin kundër hakmarrjes për sulmin me raketa

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëroi Izraelin të enjten kundër sulmit ndaj Republikës Islamike si hakmarrje për një breshëri raketash, ndërsa ushtria izraelite rriti ofensivën e saj në Liban kundër Hezbollahut të mbështetur nga Teherani.

Frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme është rritur ndërsa Izraeli planifikon përgjigjen e tij ndaj sulmit me raketa të 1 tetorit të kryer nga Irani, pas sulmeve ajrore izraelite ndaj militantëve aleatë të Iranit.

“Ne ju themi juve (Izraelit) se nëse kryeni ndonjë agresion kundër ndonjë pike, ne do të sulmojmë të njëjtën pikë tuajën”, tha Hossein Salami në një fjalim televiziv, duke shtuar se Irani mund të depërtojë në mbrojtjen e Izraelit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant të mërkurën në lidhje me operacionet e Izraelit në Liban dhe Gaza, që synojnë të shmangin një luftë rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat