Ushtria izraelite urdhëron të evakuohen urgjentisht më shumë se 20 fshatra në Liban

Azia

Ushtria izraelite urdhëron të evakuohen urgjentisht më shumë se 20 fshatra në Liban

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:28
Liban

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra urgjent evakuimi për më shumë se 20 fshatra në Libanin jugor.

Zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite,  Avichay Adraee, thotë se banorët e fshatrave të listuara duhet të largohen “menjëherë dhe të lëvizin në veri të lumit Awali”.

Ai përmes postimit në X gjithashtu paralajmëron se banorëve “u ndalohet të shkojnë në jug”.

Sipas tij, një gjë e tillë “mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj”, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat