Shtëpia e Netanyahut sulmohet me dron

Azia

Shtëpia e Netanyahut sulmohet me dron

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 12:10
Forcat izraelite e sigurojnë një rrugë afër vendit ku Qeveria izraelite thotë se një dron u lëshua drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Izrael, 19 tetor 2024.

Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytezën veriore të Izraelit, Caesarea, të shtunën, tha zëdhënësi i tij.

Zëdhënësi tha se Netanyahu nuk ishte në shtëpi në atë kohë dhe se nuk ka viktima nga ky sulm.

Më herët, ushtria izraelite tha se një dron u lëshua nga Libani dhe se e goditi një ndërtesë. Nuk është e qartë se çfarë ndërtese goditi ai.

Dy dronë të tjerë arritën në territorin izraelit, por u rrëzuan, tha ushtria.

Nuk u raportua për viktima, sipas shërbimit emergjent të Izraelit.

Policia tha se janë dëgjuar shpërthime në Caesarea, qytezën bregdetare ku Netanyahu ka një shtëpi pushimesh.

Deri tani, përgjegjësinë për sulmin me dron nuk e ka marrë grupi libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili ka një vit që shkëmben zjarr me Izraelin, por as ndonjë grup tjetër militant.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat