Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell

Azia

Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 15:22
Josep Borrell

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar hapi një “perspektivë të re” për një armëpushim në Gaza, raporton Agence France-Presse (AFP).

“Sigurisht që pas vrasjes së Yahya Sinwar një perspektivë e re është e hapur dhe ne duhet ta përdorim atë për të arritur një armëpushim, për të liruar pengjet e mbetura dhe për të kërkuar një perspektivë politike,” u tha Borrell gazetarëve në margjinat e një samiti të G7-ës, shkruan BBC.

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, figura kryesore pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, u vra nga trupat izraelite të mërkurën.

Ushtria izraelite publikoi pamjet me dron për të cilat tha se shfaqen momentet e fundit të Sinwar para se të vritej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat