Të paktën 73 të vrarë në sulmin izraelit në Gazën veriore

Azia

Të paktën 73 të vrarë në sulmin izraelit në Gazën veriore

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 73 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës, thonë autoritetet e Hamasit të Rripit.

Dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe shumë janë ende të bllokuar nën rrënoja pas bombardimit vonë të shtunën mbrëma, shtuan zyrtarët.

Izraeli tha se po kontrollonte raportet për viktima, por tha se shifrat e publikuara nga autoritetet e Hamasit ishin “të ekzagjeruara” dhe nuk përputheshin me informacionin e mbajtur nga ushtria e tij.

Luftimet vazhdojnë të raportohen gjithashtu në Libanin jugor si dhe në jug të Bejrutit të dielën në mëngjes, ku tymi u pa që ngrihej mbi qytet.

Izraeli tha se forcat e tij ajrore kishin sulmuar “rreth 175 objektiva terroriste” në Gaza dhe Liban gjatë ditës së kaluar.

Zyra e mediave qeveritare e Hamasit tha se bombardimi në Beit Lahia të shtunën mbrëma goditi zonat e banuara “të mbushura me njerëz” dhe se 73 njerëz ishin vrarë – një numër i raportuar gjithashtu nga agjencia e mbrojtjes civile të Gazës.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, një kompleks i tërë banimi u shkatërrua nga sulmet.

Përpjekjet e shpëtimit në Beit Lahia janë aktualisht të penguara për shkak të ndërprerjes së shërbimeve të komunikimit dhe internetit në rajon, shtuan zyrtarët shëndetësorë të Gazës.

Sulmet e fundit vijnë vetëm disa orë pas raportimeve për të shtëna të forta nga trupat izraelite në spitalin indonezian në qytet, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat