Sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën 84 persona, plagosen qindra të tjerë

Azia

Sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën 84 persona, plagosen qindra të tjerë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Të paktën 84 palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i vitit të kaluar në 42.603, tha sot Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Ministria tha në një deklaratë po ashtu se rreth 99.795 të tjerë janë plagosur në sulmet në vazhdim.

“Forcat izraelite vranë 84 persona dhe plagosën 158 të tjerë në tri masakra ndaj familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, tha ministria.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar.

Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e territorit, krahas një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli gjithashtu përballet me akuzua për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat