Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e transfereve të parave të Hezbollahut, gjatë një sulmi në kryeqytetin sirian, Damask.
Pretendimi u bë nga një zëdhënës i ushtrisë izraelite, sipas Reuters.
Para këtij raportimi, disa foto treguan një veturë të djegur, ndërsa mediat shtetërore pretendonin se të paktën dy persona ishin vrarë dhe tre ishin plagosur – duke cituar një burim ushtarak.
Sulmi në Damask ndodhi pranë rrethrrotullimit lindor, afër hotelit Golden Mazzeh, një institucion i nivelit të lartë në qendër të kryeqytetit të Sirisë, shtoi media shtetërore siriane, shkruan Sky News.