Izraeli pretendon vrasjen e kreut të transfereve të parave të Hezbollahut

Azia

Izraeli pretendon vrasjen e kreut të transfereve të parave të Hezbollahut

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e transfereve të parave të Hezbollahut, gjatë një sulmi në kryeqytetin sirian, Damask.

Pretendimi u bë nga një zëdhënës i ushtrisë izraelite, sipas Reuters.

Para këtij raportimi, disa foto treguan një veturë të djegur, ndërsa mediat shtetërore pretendonin se të paktën dy persona ishin vrarë dhe tre ishin plagosur – duke cituar një burim ushtarak.

Sulmi në Damask ndodhi pranë rrethrrotullimit lindor, afër hotelit Golden Mazzeh, një institucion i nivelit të lartë në qendër të kryeqytetit të Sirisë, shtoi media shtetërore siriane, shkruan Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat