UNRWA: Izraeli po pengon ende misionet humanitare në veri të Gazës

Azia

UNRWA: Izraeli po pengon ende misionet humanitare në veri të Gazës

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarin akuzon Izraelin se po vazhdon të ndalojë misionet humanitare që të arrijnë në Gazën veriore me furnizime kritike, përfshirë ushqime dhe ilaçe.

“Spitalet janë goditur dhe kanë mbetur pa energji ndërsa të lënduarit mbeten pa kujdes”, shkroi Lazzarini në X. Ai tha gjithashtu se strehimoret e mbetura të UNRWA ishin aq të mbipopulluara sa njerëzit e zhvendosur ishin “të detyruar të qëndronin në tualete” dhe citoi raporte se njerëzit që përpiqeshin të iknin po vriteshin.

Ushtria izraelite ka intensifikuar një ofensivë njëjavore në pjesë të Gazës veriore me argumentin se luftëtarët e Hamasit janë rigrupuar atje.

Të hënën, banorët dhe mjekët thanë se forcat izraelite po rrethonin spitalet dhe strehimoret për njerëzit e zhvendosur. Ushtria izraelite deklaroi se po lehtësonte evakuimin e civilëve dhe po siguronte që spitalet të mbeteshin funksionale ndërsa vazhdonte “operimin kundër terroristëve dhe infrastrukturës terroriste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat