Rritet në 42.792 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Azia

Rritet në 42.792 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:09
Gaza

Është rritur në 42.792 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 383 ditësh në Rripin e Gazës.

Në “6 masakrat” që ushtria izraelite ka kryer në 48 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 74 palestinezë ndërsa 130 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 42.792 ndërsa i të plagosurve në 100.412.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat