Në të njëjtën kohë me sulmet ajrore izraelite në Iran, mediat siriane raportuan se shpërthime ndodhën në zonën e Damaskut dhe në provincën e Homsit.
Mbrojtja kundërajrore ka kapur “objektivat e armikut” në zonën e Damaskut, të shtunën herët, raportoi agjencia siriane e lajmeve (SANA).
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
Njoftimi i agjencisë siriane të lajmeve përkon me sulmet e nisura nga Izraeli kundër objektivave ushtarake iraniane “në përgjigje të sulmeve prej muajsh” nga Teherani.
Ministria e Transportit e Irakut njoftoi se fluturimet në të gjitha aeroportet e vendit u pezulluan deri në një njoftim tjetër, për shkak të tensioneve rajonale, siç raportohet nga Agjencia irakiane e Lajmeve (INA) në mes të sulmit izraelit ndaj Iranit.