OKB thotë se “momenti më i errët” i luftës në Gaza po shpaloset në veri të territorit, ku Izraeli po kryen një ofensivë tokësore për të ndaluar luftëtarët e Hamasit që të rigrupohen.
“Ndërsa flasim, ushtria izraelite po i nënshtron një popullsi të tërë bombardimeve, rrethimit dhe rrezikut të urisë,” tha shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk.
Ai u bëri thirrje liderëve botërorë të veprojnë, duke thënë se shtetet kanë për detyrë sipas Konventave të Gjenevës të sigurojnë respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.
Ky reagim vjen pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) shprehu shqetësimin nga raportet se trupat izraelite kishin bastisur një nga spitalet e fundit funksionale në Gazën veriore.