Hapësira ajrore e Irakut rihapet

Azia

Hapësira ajrore e Irakut rihapet

Nga: A.SH Më: 26 tetor 2024 Në ora: 09:13
Harta

Iraku ka rihapur hapësirën e tij ajrore dhe ka rifilluar fluturimet, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve INA, e cila citon ministrinë e transportit të vendit, përcjell Bota sot.

Bagdadi pezulloi fluturimet nëpër të gjitha aeroportet "për shkak të tensioneve rajonale" menjëherë pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit.

Analiza e të dhënave të gjurmimit të fluturimeve tregon se linjat ajrore komerciale ishin larguar gjerësisht nga qielli mbi Iran, Irak, Siri dhe Liban pas sulmit.

Kujotmë, se mbrëmë Izraeli sulmoi Iranin në shenjë hakmarrjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat