Turqia dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Azia

Turqia dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 14:22
Recep Tayyip Erdogan

Ministria e Jashtme turke ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit ndërsa i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë qeverinë e Benjamin Netanyahut.

Ministria argumenton se Izraeli po planifikon të aneksojë Bregun Perëndimor, po kryen gjenocid në Gaza dhe po e çon rajonin në një luftë më të gjerë.

“Izraeli, i cili po kryen gjenocid në Gaza, i cili po përgatitet të aneksojë Bregun Perëndimor dhe që po vret civilë çdo ditë në Liban, me këtë sulm tani po e sjell rajonin tonë në prag të një lufte më të madhe. Tani është e qartë se përfundimi i terrorizmit izraelit në rajon është bërë një detyrë historike për vendosjen e sigurisë dhe paqes ndërkombëtare.

Prandaj, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për zbatimin e ligjit dhe ndalimin e qeverisë së Netanyahut. Si Republika e Turqisë, ne përsërisim se nuk duam më shumë luftë, dhunë dhe paligjshmëri në rajonin tonë. Për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme, është e domosdoshme që vendet në rajon dhe aktorët jorajonalë të miratojnë një qëndrim racional dhe të matur.”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat