Publikohen pamjet e para të dëmeve pas sulmeve izraelite në Iran

Azia

Publikohen pamjet e para të dëmeve pas sulmeve izraelite në Iran

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 15:32
Foto nga vendi i ngarjes

Pamjet pretendojnë të tregojnë dëmet në një fabrikë të dronëve në jug të Iranit.

Pamjet e publikuara nga Al Araby TV, e financuar nga Katari, pretendojnë të tregojnë dëme nga sulmet izraelite gjatë natës ndaj një fabrike në Shamsabad.

Raporte të paverifikuara në rrjetet sociale thonë se tre punëtorë u vranë në këtë fabrikë, e cila thuhet se është e përfshirë në zhvillimin dhe prodhimin e dronëve ushtarakë.

Media iraniane ka raportuar se dy ushtarë u vranë nga sulmet izraelite, shkruan timesofisrael.

Forcat izraelite njoftuan se kanë sulmuar objektet strategjike ushtarake – specifikisht fabrikat e prodhimit dhe lëshimit të dronëve dhe raketave balistike, si dhe bateritë e mbrojtjes ajrore.

Ndryshe, Izraeli ka pohuar se ka përfunduar këtë fazë të aksioneve ndaj Iranit, si shenjë hakmarrje ndaj Teheranit që kishte sulmuar muaj më parë Tel Avivin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat