Pamjet pretendojnë të tregojnë dëmet në një fabrikë të dronëve në jug të Iranit.
Pamjet e publikuara nga Al Araby TV, e financuar nga Katari, pretendojnë të tregojnë dëme nga sulmet izraelite gjatë natës ndaj një fabrike në Shamsabad.
Raporte të paverifikuara në rrjetet sociale thonë se tre punëtorë u vranë në këtë fabrikë, e cila thuhet se është e përfshirë në zhvillimin dhe prodhimin e dronëve ushtarakë.
مشاهد أولية لآثار القصف الإسرائيلي على شمس آباد جنوب #طهران #إيران pic.twitter.com/cWcyUolfg2
— التلفزيون العربي (@AlarabyTV) October 26, 2024
Media iraniane ka raportuar se dy ushtarë u vranë nga sulmet izraelite, shkruan timesofisrael.
Forcat izraelite njoftuan se kanë sulmuar objektet strategjike ushtarake – specifikisht fabrikat e prodhimit dhe lëshimit të dronëve dhe raketave balistike, si dhe bateritë e mbrojtjes ajrore.
Ndryshe, Izraeli ka pohuar se ka përfunduar këtë fazë të aksioneve ndaj Iranit, si shenjë hakmarrje ndaj Teheranit që kishte sulmuar muaj më parë Tel Avivin.