Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar raportin se Izraeli ka planifikuar të godiste objektet e naftës dhe gazit natyror të Iranit, por ndryshoi planin e tij për t’u fokusuar në objektivat ushtarake iraniane pas presionit nga SHBA.
Zyra e Netanyahut e quajti raportin “krejtësisht të rremë”, raportoi Times of Israel.
Në një deklaratë nga zyra e Kryeministrit thuhet:
“Izraeli i zgjodhi paraprakisht objektivat e sulmit sipas interesave të tij kombëtare dhe jo sipas diktateve amerikane. Kështu ishte dhe kështu do të jetë”.