Votuesit japonezë i janë drejtuar sot kutive të votimit në zgjedhje të parakohshme, pas disa viteve të trazuara për partinë në pushtet, e cila pati një “sërë” skandalesh, apati të përhapur të votuesve dhe vlerësime të ulëta rekord.
Zgjedhjet u shpallën nga Shigeru Ishiba tre ditë pasi ai u zgjodh si lider i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet – përpara se të ishte betuar zyrtarisht si kryeministër.
Vendimi u mor pavarësisht se LDP pa vlerësime të miratimit nën 20 për qind gjatë vitit, pas një skandali korrupsioni për mbledhjen e fondeve politike.
Megjithatë, LDP-ja mbetet ende konkurrenti më i fortë kundër partive opozitare të cilat nuk kanë arritur të bashkohen ose të bindin votuesit se janë një opsion i mundshëm për të qeverisur.
Partia kryesore e opozitës kishte një vlerësim prej vetëm 6.6 për qind përpara se parlamenti të shpërndahej.
“Është kaq e vështirë të marrësh vendime për të zgjedhur partitë, unë mendoj se njerëzit po humbin interesin”, i tha BBC-së, Miyuki Fujisaki, një mbështetëse e vjetër i LDP-së që punon në sektorin e shtëpive të kujdesit, përpara hapjes së qendrave të votimit.
LDP-ja, tha ajo, ka problemet e saj me gjoja korrupsion, “por edhe opozita nuk bie fare në sy”.
“Ata me siguri ankohen shumë, por nuk është aspak e qartë se çfarë duan të bëjnë” tha 66-vjeçarja.