“Arritëm qëllimin ndaj Iranit”, Netanyahu: Sulmi ndaj bazave ushtarake, hakmarrje

Azia

“Arritëm qëllimin ndaj Iranit”, Netanyahu: Sulmi ndaj bazave ushtarake, hakmarrje

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 15:02
Benjamin Netanjahu

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu komentoi për here të parë hakmarrjen e Tel Avivit ndaj Iranit në sulmet që goditën Teheranin në orët e para të së shtunës. Kreu i qeverisë izraelite deklaroi se ata arritën synimin e tyre duke dëmtuar aftësitë luftarake të Teheranit ndërsa shtoi se kushdo që lëndon qytetarët Izraelitë do të lëndohet.

“Në orët e para të së shtunës ne mbajtëm premtimin tone, Forcat Ajrore të Izraelit sulmuan të gjithë Iranin dhe aftësinë e tyre për të prodhuar raketa që  përdoreshin për të goditur vendin tone. Sulmi në Iran ishte i saktë dhe I fuqishëm dhe I arrit të gjitha qëllimet e tij. Kushdo që na lëndon, ne e lëndojmë atë dhe ky është parimi që na ka udhëhequr deri më sot.”

Nga ana tjetër Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei duke folur për sulmin Izraelit ndaj vendit të tij u shpreh se Zyrtarët Iranianë do të vendosin se si të tregojnë më së miri fuqinë e tyre ushtarake. Lideri Suprem i Iranit shtoi se sulmi Izraelit nuk duhet as të mbivlerësohet dhe as të nënvlerësohet.

“Izraeli bëri diçka të gabuar, sigurisht që ata po e ekzagjerojnë me pretendimet e tyre. Ekzagjerimi I tyre është I gabuar por vini re se edhe nënvlerësimi I kësaj situate është I gabuar. Izraeli ka bvrë llogaritje të gabuar me Iranin. Ata nuk e dine fuqinë tone por ne do t’iua tregojmë.”

Në orët e para të së Shtunës mbi 100 avionë luftarakë të Izraelit sulmuan mbi 20 baza ushtarake të Iranit në Teheran duke shkatërruas sistemet e tyre të armatimeve dhe depo me rraketa të ndryshme. Hakmarrja e Tel Avivit erdhi pasi ne 1 tetor Irani sulmoi Izraelin me mbi 180 raketa Balistike. Teherani eshte mbeshtetesi kryesor i milicive ne Rajonin e Lindjes se Mesme duke perfshire ketu Hezbollah ne Liban dhe Hamas ne Rripin e Gazes, milici ndaj te cilave ushtria izraelite po lufton ne menyre aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat