Gaza/ Të paktën nëntë të vdekur nga bombardimet e shkollës në kamp

Azia

Gaza/ Të paktën nëntë të vdekur nga bombardimet e shkollës në kamp

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Të paktën nëntë palestinezë, përfshirë një fëmijë, u vranë këtë të diel nga një sulm izraelit në një shkollë që është kthyer në një strehë refugjatësh në periferi të qytetit të Gazës.

Sipas shërbimeve të shpëtimit, disa persona u plagosën gjithashtu në sulmin në shkollën Asmaa në kampin e refugjatëve Al Shati. Viktimat u dërguan në spitalin Al Shifa.

Ushtria izraelite i tha AFP se ishte duke e “verifikuar” informacionin.

Ne pamë një (avion luftarak) të shkatërronte shkollën ku jetonin familjet dhe fëmijët,” tha një dëshmitar, Thaer Al Radisi. Shkolla ishte shtëpia e shumë njerëzve që kishin ikur nga Jabalia dhe Rripi verior i Gazës, ku ushtria izraelite po kryen operacione kundër Hamasit, shpjegoi Hussein Mohsen, një zyrtar i shërbimit të ambulancës së qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat