Imazhet satelitore tregojnë dëmet nga sulmi izraelit në dy baza të fshehta ushtarake iraniane

Azia

Imazhet satelitore tregojnë dëmet nga sulmi izraelit në dy baza të fshehta ushtarake iraniane

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 23:08
Imazhet satelitore

Një sulm izraelit në Iran ka dëmtuar objektet në një bazë ushtarake të fshehtë në juglindje të kryeqytetit iranian që ekspertët në të kaluarën e kanë lidhur me programin e dikurshëm të armëve bërthamore të Teheranit dhe një bazë tjetër të lidhur me programin e tij të raketave balistike.

Irani ka këmbëngulur prej kohësh që programi i tij bërthamor është paqësor, megjithëse IAEA, agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe të tjerë thonë se Teherani kishte një program aktiv armësh deri në vitin 2003.

Dëmi tjetër mund të shihet në bazën ushtarake aty pranë Khojir, e cila analistët besojnë se fsheh një sistem tuneli nëntokësor dhe vende të prodhimit të raketave.

Bëhet e ditur se ushtria e Iranit nuk e ka pranuar dëmtimin as në Khojir dhe as në Parchin nga sulmi i Izraelit, megjithëse ka thënë se sulmi vrau katër ushtarë iranianë që punonin në sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit.

Madje, lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, tha se sulmi izraelit “nuk duhet të ekzagjerohet dhe as të nënvlerësohet”, ndërkohë që nuk bëri thirrje për një sulm të menjëhershëm hakmarrës.

Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sulmet e Izraelit shkaktuan dëme në tre provinca iraniane.

Por, mbetet e paqartë se sa vende në total janë shënjestruar.

Zyrtarët iranianë kanë identifikuar zonat e prekura si provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran.

Dëmi më i madh mund të shihet rreth 40 kilometra në juglindje të qendrës së Teheranit pranë digës Mamalu.

Atje, një strukturë dukej se ishte shkatërruar plotësisht, ndërsa të tjerat dukeshin të dëmtuara nga sulmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat