Palestinezët thuhet se ‘po vdesin nga uria’ në Gazën veriore për shkak të rrethimit izraelit

Azia

Palestinezët thuhet se ‘po vdesin nga uria’ në Gazën veriore për shkak të rrethimit izraelit

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 17:36
Palestinezët

Lufta për të mbijetuar vazhdon në Gazën veriore ndërsa rrethimi dhe bombardimi shkatërrues i zonës nga Izraeli vazhdon për ditë me radhë.

Dhe një zyrtar i Oxfam ka thënë për Al Jazeera të dielën se Izraeli po përdor urinë si një armë kundër palestinezëve dhe se OJQ-ja me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte në gjendje të arrinte njerëzit në veri për shkak të fushatës së vazhdueshme të bombardimeve të Izraelit.

Mahmoud Alsaqqa, i cili është drejtuesi i Oxfam për sigurinë ushqimore dhe jetesën në Gaza, paralajmëroi se disa palestinezë “po vdesin nga uria” në Gazën veriore dhe më shumë njerëz do të vdesin në ditët në vijim.

“Nuk ka asgjë… Për dhjetëra ditë që ata nuk po marrin asnjë furnizim”, ka thënë, duke shtuar se shumica e palestinezëve në zonë mbështeten në furnizimet me ndihma.

Ndërkohë thekson Al Jazeera, agjencitë e ndihmës thonë se rreth 96 për qind e popullsisë së Gazës po përballet me nivele të larta të mungesës së ushqimit.

Sipas UNICEF-it, nëntë nga 10 fëmijëve u mungojnë ushqimet që u nevojiten për rritje dhe zhvillim.

Madje, të paktën 37 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja ose dehidratimi në një vit lufte.

Siç shkruan më tej Al Jazeera, Kombet e Bashkuara thonë se Izraeli ka bllokuar hyrjen e 83 për qind të ndihmave ushqimore në Rrip që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë rreth 50,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë nevojë për trajtim urgjent për kequshqyerjen deri në fund të vitit.

Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, për lirimin e robërve dhe “përgjegjësi për krimet sipas ligjit ndërkombëtar”.

Paralajmërimi i Oxfam erdhi pasi forcat izraelite bombarduan më shumë lagje në Gazën veriore të dielën dhe zyrtarët humanitar dhanë alarmin për sulmin e vazhdueshëm tokësor nga forcat izraelite që po zhvendosin me forcë dhjetëra mijëra banorë nga zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat